Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se qeveria e tij ka filluar të përpunojë hartat e Bregut Perëndimor për t’i përfshirë zonat që vendi i tij planifikon t’i aneksojë.
Ky hap vjen pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump prezantoi “marrëveshjen” me të cilën pretendon t’i japë fund konfliktit izraelito-palestinez. Netanyahu ka theksuar ndër të tjera se tokat që do të jenë pjesë e Izraelit janë në fazën përgatitjes së hartës, kurse sovraniteti do të zbatohet në të gjithë territorin që mbulon harta.
Sipas mediave vendase Netanyahu tha se harta e re do të përfshijë të gjitha vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor dhe rajonin Agvar. Megjithatë, zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Nabil Labu Ruedina, tha se harta e Palestinës njihet globalisht, sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara.
Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.
Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.