Izraeli do t’i përgjigjet Iranit por pa kaluar në luftë rajonale. Kështu raportojnë mediat izraelite pas përfundimit të takimit të kabinetit të luftës, ku u diskutua për përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit nga Irani.
Channel 12 raporton se u diskutuan disa opsione, ku secila prej tyre ishte një përgjigje hakmarrëse “e dhimbshme” kundër Iranit, por një që nuk ndez një luftë rajonale. Kabineti i luftës po synon gjithashtu të zgjedhë një reagim ndaj sulmit me raketa dhe dron iranian të së shtunës që nuk do të bllokohet nga SHBA.
Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet menjëherë dhe më fuqishëm se më parë nëse Izraeli hakmerret. Irani lëshoi më shumë se 330 dronë dhe raketa në Izrael të shtunën, megjithëse IDF pretendoi se kishte rrëzuar rreth 99 përqind të tyre./abcnews.al