Zëdhënësi i IDF, Daniel Haggari, lëshoi një paralajmërim për civilët në Luginën Beka të Libanit, duke u bërë thirrje atyre që të largohen brenda dy orësh.
“Ne po përgatitemi për të goditur objektivat terroriste në Luginën Beka. Hezbollahu ruan armët atje, në ndërtesat civile dhe përdor popullatën si mburoja njerëzore dhe me vetëdije i vë në rrezik”, tha ai.
“Po paralajmëroj banorët libanezë në fshatrat në Luginën Beka. Ky është një paralajmërim specifik për banorët e Luginës Beka. Banorët që ndodhen pranë ndërtesave ose brenda shtëpive ku ruhen raketa dhe armë, largohen menjëherë prej tyre!’ njoftoi Hagari.
/abcnews.al