Izraeli përgatitet për sulm tokësor, vendos tanke dhe ushtrinë te Rripi i Gazës

schedule09:52 - 14 Maj, 2021

schedule 09:52 - 14 Maj, 2021

Izraeli ka vendosur tanke dhe trupa ushtarakë në kufirin e tij me Gazën, në përgatitje të një  operacioni tokësor pas disa ditësh dhune. Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë kanë vdekur në Izrael. Turmat hebraike dhe arabe-izraelite gjithashtu kanë luftuar brenda Izraelit, duke e nxitur Presidentin të bëjë thirrje për luftë civile.

Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi përforcime të forcave të sigurisë për t’i dhënë fund trazirave të brendshme dhe më shumë se 400 njerëz u arrestuan. Dy toga  këmbësorie dhe një togë e blinduar u pozicionuan të enjten pranë kufirit me Gaza. Të paktën 7,000  ushtarë ndodhen në gatishmëri.

Ende nuk marrë asnjë vendim për të nisur një operacion tokësor. Autoritetet izraelite tashmë po flasin për shkallë të ndryshme të përgatitjes për operacionet tokësore. Qeveria Netanyahu thuhet se ka refuzuar një propozim të armëpushimit të Hamasit, me ministrin izraelit duke thënë të mërkurën mbrëma se “fushata jonë është larg nga e përfunduara. Atë që nuk e bëjmë tani, do të duhet ta bëjmë për gjashtë muaj. “Izraeli nuk do të ndalet dhe nuk ka interes të ndalet.”

 

Ndërkohë duket se shefi i Shtabit Izraelit Gjeneral Lejtnant Aviv Kohavi tashmë ka përgatitur një plan ndërhyrjeje tokësore në Gaza dhe do t’ia paraqesë atë qeverisë për miratim.

Zhvillimet kryesore

Tre raketa janë hedhur nga Libani në drejtim të Izraelit verior, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë, por disa grupe militante veprojnë në Liban, përfshirë Hezbollahun i cili  pati një konflikt me Izraelin në 2006 që zgjati një muaj.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektivat në Gaza që përfshinin ndërtesa të inteligjencës dhe shtëpi dhe biznese të përdorura nga militantët

Ndërkohë, grupi militant palestinez Hamas, goditi më raketa drejt Izraelit nga Gaza

Gjithashtu shpërtheu dhuna midis grupeve arabe dhe izraelite brenda Izraelit

Linjat ajrore ndërkombëtare, përfshirë KLM, British Airways dhe Virgin Atlantic, kanë pezulluar fluturimet në drejtim të  Izraelit. Fluturimet hyrëse u pezulluan gjithashtu në jug nga aeroporti kryesor i Tel Avivit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, të paktën 103 njerëz janë vrarë  gjatë 4 ditëve. Zyrtarët në territorin, i cili kontrollohet nga grupi militant islamik Hamas, thanë se shumë civilë kanë vdekur duke përfshirë 27 fëmijë, raporton abcnews.al

Sipas Izraelit, dhjetëra të vrarë në Gaza ishin militantë.  Izraeli gjithashtu ka vënë në gatishmëri 10 kompani rezervë të patrullimit kufitar për të ndihmuar në mbajtjen në kontroll të trazirave. Udhëheqësit politikë kanë bërë thirrje për paqe dhe Presidenti Reuven Rivlin i cilësoi shpërthimet në disa qytete si “luftë civile të pabaza “.

Ka pasur thirrje të shumta për de-përshkallëzim të konfliktit, duke përfshirë aleatin e Izraelit SHBA. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi ishte gati për një armëpushim “reciprok” nëse ndërkombëtarët i bëjnë presion Izraelit për t’i dhënë fund sulmeve  në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem.

Sidoqoftë, zëdhënësi ushtarak izraelit Hilda Zilberman tha se Izraeli nuk po kërkonte një armëpushim, sipas  Times of Israel.

 

Frika midis civilëve në të dy palët është rritur ndjeshëm. Najwa Sheikh-Ahmad, një nënë nga Gaza, tha për të mërkurën: “Ju nuk mund të flini dot … Në çdo moment shtëpia  mund të jetë varri juaj.

“Ju nuk jeni dot të sigurt. Si një nënë, kjo që po ndodh është  e tmerrshme, rraskapitëse, tha ajo për BBC.

Në Izrael, një bllok apartamentesh u shkatërrua në qytetin Petah Tikva . “Dëgjuam një alarm dhe papritmas u dëgjua një zhurmë, tha një banor  për Ynet.

Si nisi konflikti?

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit u shkaktuan nga përleshje të përshkallëzuara midis palestinezëve dhe policisë Izraelite në një vend të shenjtë në Jeruzalemin Lindor. Vendi respektohet si nga myslimanët, të cilët e quajnë Haram al-Sharif (Shenjtërore), ashtu edhe nga hebrenjtë, për të cilët njihet si Mali i Tempullit.

Hamasi kërkoi që Izraeli të largonte policinë  dhe të dëbonte  familjet palestineze.  Hamasi lëshoi ​​raketa kur vendimi i tij nuk u dëgjua, raporton abcnews.al

 

Zemërimi palestinez tashmë u rrit edhe më shumë nga disa javë tensionesh në Jeruzalemin Lindor, nga një sërë konfrontimesh me policinë që nga fillimi i Ramazanit në mes të Prillit. Ajo që nxiti konfliktin ishte kërcënimi i familjeve palestineze për tu larguar nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor nga kolonët hebrenj.

Fati i qytetit, me rëndësinë e tij të madhe fetare dhe kombëtare për të dy palët, është zemra e  konfliktit prej 7 dekadash midis Izraelit dhe Palestinës.  Izraeli në fakt aneksoi Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e konsideron të gjithë vendin kryeqytetin e tij, megjithëse kjo nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera.

Palestinezët pretendojnë gjysmën lindore të Jeruzalemit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!