Izraeli përfshihet nga vala e pestë për shkak të Omicron

schedule08:36 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 08:36 - 20 Dhjetor, 2021

Izraeli është përfshirë nga vala e pestë e Covid, për shkak të variantit Omicron, sipas një njoftimi të kryeministrit Naftali Bennett në një fjalim televiziv të dielën, duke u kërkuar qytetarëve të vaksinojnë fëmijët dhe të marrin dozat  përforcuese.

Qeveria izraelite ka ndaluar udhëtimet me disa vende europiane dhe Shtetet e Bashkuara për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron. Këto kufizime udhëtimi, të cilat tashmë vlejnë për shumicën e vendeve afrikane, si dhe Britaninë dhe Danimarkën, tani janë të vlefshme edhe për Spanjën, Finlandën, Francën, Irlandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kryeministri Bennett mbrojti kufizimet e udhëtimit, duke theksuar se ato janë të nevojshme për të shmangur bllokime të reja. Udhëtarët nga vendet në listën e kuqe janë të ndaluar të hyjnë në Izrael, me disa përjashtime të caktuara.

Izraeli ka identifikuar më shumë se 440 raste me variantin Omicron, një muaj pasi varianti u identifikua në Afrikën e Jugut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!