Izraeli paralajmëron zgjerim të operacionit ushtarak: Do pushtojmë territore më të mëdha në Gaza

schedule13:02 - 2 Prill, 2025

schedule 13:02 - 2 Prill, 2025

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se ushtria do të zgjerojë operacionin e saj në Gaza.

Në një deklaratë për mediat Katz tha se operacioni i zgjeruar kishte për qëllim shkatërrimin dhe pastrimin e zonës nga terroristët dhe infrastrukturën ku terroristët janë vendosu.

Gjithashtu tha se do të kërkonte një evakuim në shkallë të gjerë të palestinezëve.

Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi tha se reaguesit e parë kishin nxjerrë trupat e 12 personave, përfshirë fëmijë, nga një shtëpi në zonën Khan Younis.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!