Forcat izraelite kanë paralajmëruar njerëzit në disa qytete në zonën Khan Younis që të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në strehimore. Khan Younis është qyteti më i madh në Gazën jugore, ku njerëzit u larguan pasi iu tha të evakuonin veriun.
Forcat izraelite të mërkurën mbrëma hodhën fletëpalosje mbi katër qytete, Bani Shuhaila, Khuzaa, Abassan dhe Qarara, të cilat ishin shtëpia e më shumë se 100,000 njerëzve përpara se jugu të mbingarkohej me njerëz të zhvendosur.
Në tetor, popullsia e Khan Younis shkoi nga 400,000 banorë në më shumë se një milion, ndërsa qindra mijëra u larguan nga Gaza veriore. Mijëra njerëz të zhvendosur tani po jetojnë në kampe të improvizuara, spitale dhe terrene shkollore në Khan Younis.
/abcnews.al