Izraeli: Operacioni ushtarak në Gaza do të vazhdojë

schedule17:05 - 28 Tetor, 2023

schedule 17:05 - 28 Tetor, 2023

Izraeli njoftoi vazhdimin e operacionit ushtarak në Gaza, ndërsa urdhëroi gjithashtu që banorët të evakuohen drejt jugut.

Forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet që filluan mbrëmë në Rripin e Gazës, duke synuar tunelet dhe infrastrukturën tjetër të Hamasit, si dhe liderët e lëvizjes islamike, tha veçanërisht ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad.

“Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë, sulmuam operativët terroristë në të gjitha nivelet, kudo”, tha ai në një video-mesazh. “Udhëzimet për forcat janë të qarta: operacioni do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtejshëm”, shtoi ai.

Ushtria izraelite rinovoi apelin e saj të shtunën në mesditë drejtuar banorëve të Gazës për të evakuuar pjesën veriore të territorit në funksion të një “operacioni të afërt”.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se “për sigurinë tuaj të menjëhershme, ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të lëvizin përkohësisht në jug. Kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur sapo të përfundojnë armiqësitë intensive”.

Zëdhënësi i IDF shtoi se Hamasi po rrezikon civilët duke vendosur forcat e tij në shkolla, xhami dhe spitale.

“Operacioni i ardhshëm i IDF do të neutralizojë kërcënimin e Hamasit me saktësi dhe intensitet”, tha Hagar.