Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant tha se operacionet në “fazën e re të luftës” do të vazhdojnë, pasi një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë banimi në një periferi jugore të Bejrutit të premten, duke vrarë të paktën 14 persona.
“Seria e operacioneve në fazën e re të luftës do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimin tonë: sigurimin e kthimit të sigurt të komuniteteve veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre,” tha Gallant.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim armiqtë tanë për të mbrojtur qytetarët tanë – madje edhe në Dahiyeh në Bejrut.”, shtoi ai.
Sulmi në Dahiyeh, një periferi jugore e Bejrutit, vrau një komandant të lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil dhe operativë të tjerë të forcave elitare, sipas ushtrisë izraelite. Hezbollahu megjithatë nuk i ka konfirmuar vdekjet./abcnews.al