Izraeli nuk pranon sqarimet e Antonio Guterres, kërkon sërish dorëheqjen

schedule19:18 - 25 Tetor, 2023

schedule 19:18 - 25 Tetor, 2023

Izraeli nuk i pranon sqarimet e Antonio Guterres, duke i konsideruar të pamjaftueshme. Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka reaguar me zemërim ndaj deklaratave të sotme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke i kërkuar edhe një herë dorëheqjen.

“Është turp për OKB -në që Sekretari i Përgjithshëm nuk tërhiqet nga fjalët e tij dhe nuk mund të kërkojë as falje për atë që tha dje. Duhet të japë dorëheqjen”, sqaroi Erdan.

Duke thënë se “shtrembëron realitetin”, Erdan akuzoi shefin e OKB-së se fajësoi Izraelin për sulmin brutal të Hamasit më 7 tetor.

“Çdo person e kupton shumë mirë se kuptimi i fjalëve të tij është se Izraeli mban përgjegjësi për veprimet e Hamasit, ose të paktën tregon kuptimin e tij për ‘sfondin’ që çoi në masakër.”

“Një Sekretar i Përgjithshëm që nuk kupton se vrasja e të pafajshmëve nuk mund të kuptohet kurrë nga asnjë “sfond” nuk mund të jetë Sekretar i Përgjithshëm”, përfundoi zyrtari izraelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!