Izraeli nuk përjashton ofensivën tokësore në Liban

schedule10:34 - 23 Shtator, 2024

schedule 10:34 - 23 Shtator, 2024

Pas një fundjave me shkëmbime zjarri, ushtria izraelite ka nisur valën më të gjerë të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke goditur njëkohësisht Libanin Jugor, luginën e Bekaa dhe rajonin verior pranë Sirisë.

Avionët e Tel Aviv ndërmorën bombardime intensive në qyteza e fshatra, duke goditur 150 objektivë, siç pretendojnë, e duke shkaktuar viktima e të plagosur. Izraeli u bëri thirrje civilëve të largohen nga zonat ku operon Hezbollahu, teksa paralajmëroi se së shpejti do të nisin sulmet e precizionit të lartë kundër grupet militant.

I pyetur nga gazetarët për një inkursion të mundshëm tokësor në Liban, zëdhënësi i forcave të mbrojtjes Daniel Hagari tha se do të bënin gjithçka të nevojshme për të mundësuar rikthimin e sigurt të qytetarëve të evakuuar nga veriu i vendit, në shtëpitë e tyre.

“Së shpejti, IDF do të angazhohet në sulme të gjera dhe të precizionit të lartë kundër objektivave terroriste, të cilat janë ngulitur gjerësisht në të gjithë Libanin. Ne këshillojmë civilët në fshatrat libaneze të vendosura brenda dhe pranë ndërtesave në zonat e përdorura nga Hezbollahu për qëllime ushtarake, që menjëherë të largohen për sigurinë e tyre”.

Kryeministri Benyamin Netanyahu, tha më herët se Izraeli i kishte  shkaktuar Hezbollahut “goditje që të paimagjinueshme”.

Ndërsa Hezbollahu i mbështetur nga Irani foli për një fazë tëre të konfliktit, ku kishte nisur beteja për llogaridhënien.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!