Parlamenti izraelit Knesset vendosi sot në mënyrë të njëanshme të mos njohë krijimin e një shteti palestinez. Për këtë vendim votuan 99 deputetë, ndërsa nëntë prej tyre votuan kundër.
“Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të shtetit palestinez. Një njohje e tillë pas masakrës së 7 tetorit do të ishte një shpërblim i madh për terrorizmin që ishte i paprecedentë dhe do të përfaqësonte një pengesë për çdo marrëveshje paqeje në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.
Izraeli tha gjithashtu se çdo marrëveshje e përhershme me palestinezët do të duhej të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis palëve dhe jo me diktat ndërkombëtar.
/abcnews.al