Izraeli: Nuk do ketë shtet palestinez

schedule14:28 - 31 Maj, 2024

schedule 14:28 - 31 Maj, 2024

Lufta e Izraelit kundër Hamasit është kthyer në një luftë totale dhe për këtë fakt autoritetet amerikane janë në dijeni të plotë.

Në një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant nënvizoi rëndësinë e vazhdueshme të operacioneve izraelite në zonën e Rafah “për shkak të informacionit konkret në lidhje me pengjet e mbajtura atje”.

Ushtria izraelite tha gjithashtu në një deklaratë se tunele të përdorura nga Hamasi për kontrabandën dhe lëvizjen e luftëtarëve nën tokë ishin zbuluar gjatë bastisjeve të fundit, si dhe sasi të mëdha armësh dhe eksplozivi.

Ndërkohë, Hamasi i vetëdijshëm për pafuqinë përballë izraelitëve kanë bërë një hap pas duke kërkuar paqe. Liderët e Hamsit, kanë bërë të mundur se ata i kishin informuar ndërmjetësit se janë “të përgatitur për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse” që përfshin një marrëveshje të plotë të shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve nëse Izraeli ndalon luftën e tij në Gaza.

Sakaq, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka insistuar vazhdimisht se lufta duhet të vazhdojë derisa Hamasi të shkatërrohet plotësisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!