Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli njofton nisjen e një ofensive të re në Gaza

schedule16:55 - 18 Maj, 2025

schedule 16:55 - 18 Maj, 2025

Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën fillimin e operacioneve të reja tokësore “të gjera” në Rripin e Gazës.

Deklarata erdhi një ditë pasi Izraeli nisi një ofensivë të re në territorin palestinez prej më shumë se 2 milionë banorësh në përpjekjen e tij të fundit për të ushtruar presion ndaj Hamasit për të rënë dakord për një marrëveshje të re armëpushimi, sipas kushteve të tij, raporton AP.

Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë se ka vrarë dhjetëra luftëtarë dhe ka goditur më shumë se 670 objektiva në sulmet paraprake gjatë javës së kaluar.

Ndërkaq, punonjësit shëndetësorë në Gazë kanë thënë se qindra njerëz janë vrarë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!