Ushtria izraelite njoftoi, përveç atij në Erez, hapjen e një kalimi të ri tokësor në kufirin verior të Rripit për të lejuar ndihmë më të drejtpërdrejtë për civilët në zonat ku aksesi me kamionë ka qenë i vështirë.
Zëdhënësi ushtarak shtoi se kjo ndodh “në programin e zgjerimit të ndihmës për enklavën”. Ai kujtoi se vetëm dje “298 kamionë me ndihma kanë hyrë në Rrip dhe janë hedhur me parashutë 353 pako”.
Si pjesë e zgjerimit të programit humanitar të miratuar nga Izraeli, një vendkalim i ri verior do të hapet në zonën Zikim drejt Rripit të Gazës nën kontrollin izraelit./abcnews.al