Izraeli nis sulmet me raketa në Gaza/ Akuza Hamasit: Shkeli pauzën operacionale

schedule08:14 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 08:14 - 1 Dhjetor, 2023

GAZA- Pas skadimit të afatit të armëpushimit në orën 05:00 sipas kohës lokale, kanë rinisur luftimet mes Hamasit dhe Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se sirenat po binin për komunitetet pranë Rripit të Gazës. Ndërkohë, disa minuta më vonë, ushtria theksoi se kishte kapur një raketë të lëshuar nga Gaza.

Sakaq, në orën 07:00 pati një tjetër alarm dhe sirena në jug të Izraelit.

Disa minuta pas kësaj, ushtria izraelite lëshoi një deklaratë ku u shpreh se: “Hamasi shkeli pauzën operacionale dhe përveç kësaj, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftimin kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.

IDF thotë mes të tjerash se avionët “aktualisht po godasin objektivat e Hamasit”.