Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) theksoi se trupat tokësore të vendit të tij nuk do të pushtojnë Gazën nëse Hamasi dorëzohet pa kushte. Jonathan Conricus, duke folur për radion ABC të Australisë, nuk shpjegoi pse pushtimi tokësor është vonuar pavarësisht spekulimeve për ditë të tëra, por në vend të kësaj tha se forcat izraelite do të “çmontojnë plotësisht Hamasin”.
“Nëse Hamasi do të dilte nga vendet e tij të fshehta, dhe do të dorëzohej pa kushte, duke liruar në këtë mënyrë edhe mbi 200 pengje atëherë lufta do të përfundonte,” tha ai.
“Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë ne ndoshta do të duhet të ndërhyjmë dhe ta bëjmë vetë,” shtoi ai.
Duke iu referuar reagimeve ndërkombëtare ndaj përshkallëzimit të javëve të fundit në Lindjen e Mesme, Conricus tha se njerëzit “do të duhet të mbajnë një qëndrim, sipas moralit të tyre”.
“Nëse doni të jeni në anën e terroristëve ose në anën e Izraelit, kjo është zgjedhja juaj”, tha ai.
/abcnews.al