Izraeli është përfshirë nga protesta teksa mijëra njerëz kanë protestuar kundër bisedimeve mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë, mbi reformat e diskutueshme në gjyqësor që kanë ndarë vendin.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka ofruar ndërmjetësimin e negociatave midis liderëve politikë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike të vendit.
Bisedimet filluan pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u përkul para ‘presionit të protestës’ dhe njoftoi se po vononte ndryshimet e tij gjyqësore. Por skepticizmi mbetet i lartë në mesin e atyre që kanë dalë në rrugë për javë të tëra duke e kritikuar rregullimin që ata thonë se kërcënon demokracinë e Izraelit.
Negociatat vijnë pasi Izraeli është zhytur në krizën e tij më të rëndë politike të viteve të fundit. Trazirat u shtuan pas pas rishikimit të reformës gjyqësore që do të kufizonte autoritetin e Gjykatës së Lartë dhe do t’u jepte politikanëve kompetenca më të mëdha mbi përzgjedhjen e gjyqtarëve./abcnews.al