Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli ndërmerr sulme të reja në Iranin perëndimor, përshkallëzohet konflikti në rajon

schedule12:41 - 15 Mars, 2026

schedule 12:41 - 15 Mars, 2026

Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh të gjera ndaj objektivave në Iranin perëndimor, duke shënjuar atë që ushtria izraelite e përshkroi si “infrastrukturë të regjimit iranian”, sipas BBC.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan në një postim në rrjetin social X se sulmet janë pjesë e një operacioni më të gjerë ushtarak kundër objektivave strategjike të Teheranit.

Përplasjet mes Iranit dhe Izraelit vazhduan gjatë natës me shkëmbime të reja sulmesh me raketa dhe dronë, ndërsa disa shtete të Gjirit raportuan se kanë ndërhyrë për të rrëzuar raketa e dronë që kalonin në hapësirën e tyre ajrore. Konflikti, i cili ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, ka rritur frikën për përhapjen e tij në të gjithë rajonin.



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani është i interesuar për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, por shtoi se nuk është i gatshëm të negociojë për momentin. Sipas tij, kushtet e propozuara nuk janë të mjaftueshme për Uashingtonin.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha në një intervistë për “Alaraby Aljadeed” se Mojtaba Khamenei është “në gjendje të mirë shëndetësore” dhe “po kontrollon plotësisht situatën”.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga emërimi i tij më 8 mars, ndërsa mesazhi i tij i parë publik u transmetua nga mediat shtetërore më 12 mars.

Araghchi shtoi se Irani është i hapur ndaj çdo nisme rajonale që mund të çojë në një përfundim të drejtë të luftës, ndërsa theksoi se ngushtica strategjike e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet, përveç atyre amerikane dhe aleatëve të SHBA-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!