Izraeli miraton planin e Trump për armëpushim në Gaza

schedule07:47 - 10 Tetor, 2025

schedule 07:47 - 10 Tetor, 2025

Qeveria izraelite ka miratuar rezolutën e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe që do të çojë në lirimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza.

Me miratimin, një armëpushim hyn në fuqi menjëherë, thanë dy zyrtarë izraelitë për CNN, duke folur në kushte anonimiteti.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse Zyra e Kryeministrit Izraelit u ka dhënë urdhër Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për të ndaluar zjarrin.

Më parë, tanket izraelite hapën zjarr në të paktën një pjesë të Rripit të Gazës. Të paktën 30 persona janë vrarë në enklavë që kur marrëveshja u njoftua dje, sipas një zyrtari palestinez të shëndetësisë.

Lufta në Gazë e ka thelluar izolimin ndërkombëtar të Izraelit dhe ka tronditur Lindjen e Mesme, duke u shndërruar në konflikt rajonal që ka përfshirë Iranin, Jemenin dhe Libanin. Ajo gjithashtu ka vënë në provë marrëdhëniet SHBA-Izrael, pasi Trumpi duket se ka humbur durimin me Netanyahun dhe e ka shtyrë atë të arrijë marrëveshje.

Izraelitët dhe palestinezët shprehën ngazëllim të madh pas njoftimit të marrëveshjes, e cila është hapi më i madh deri tani drejt përfundimit të një lufte dyvjeçare që ka lënë mbi 67.000 palestinezë të vrarë, si dhe për kthimin e pengjeve të fundit që Hamasi i rrëmbeu gjatë sulmeve vdekjeprurëse në Izrael që ndezën luftën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!