Izraeli merr përgjegjësinë për vrasjen e zyrtarit të Hamasit në Gaza

schedule16:20 - 5 Gusht, 2024

schedule 16:20 - 5 Gusht, 2024

Izraeli mori përgjegjësinë për vrasjen e një zyrtari të qeverisë së Hamasit në Gaza.

Hamasi konfirmoi se Abdul Fattah Al-Zurai’i, ministri i Financave u vra së bashku me nënën e tij në një sulm ajror të dielën, shkruan Sky News.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se ai punonte gjithashtu në departamentin e prodhimit të krahut të armatosur të Hamasit.

IDF deklaroi se Al-Zurai’i kishte një “rol të rëndësishëm” në drejtimin e përpjekjeve për të marrë kontrollin e ndihmave humanitare që hynin në Gaza dhe se ai ishte përgjegjës për shpërndarjen e karburantit, gazit dhe fondeve për “qëllime terroriste”.

Teksa njoftoi vdekjen e tij, Hamasi tha se vrasja nuk do ta pengonte atë nga “kryerja e detyrës sonë kombëtare ndaj popullit tonë palestinez”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!