Izraeli ka thënë se do të mbyllë të dielën pikëkalimin e vetëm për punëtorët nga Rripi i Gazës, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa natën e kaluar.
Sulmet me raketa në mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës vijnë pas disa ditëve të përleshjeve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem dhe pas një muaji të dhunës vdekjeprurëse.
Trazirat, qw kanë ndodhur teksa festivali hebre përkon në kohën kur myslimanët agjërojnë në Muajin e shenjtë të Ramazanit – ka nxitur shqetësimet ndërkombëtare për konflikt, një vit pasi një dhunë e tillë ka rezultuar me luftë 11-ditore mes Izraelit dhe militantëve me bazë në Gaza.