Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera të territorit palestinez në javët e fundit, që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij ndaj qendrës më të madhe urbane të Gazës.
“Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, më shumë se çerek milion banorë të qytetit të Gazës janë larguar nga qyteti për sigurinë e tyre”, tha në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afër 1 milion palestinezë jetojnë në dhe përreth Qytetit të Gazës.
Më 13 shtator, ushtria izraelite lëshoi pamflete nga ajri duke iu bërë thirrje banorëve të qarqeve perëndimore që të evakuohen, teksa agjencia për mbrojtje civile e Gazës raportoi për sulme të vazhdueshme.
“Ushtria izraelite po operon me forcë shumë intensive në zonën tuaj dhe është e përkushtuar që ta shkatërrojë dhe mposhtë Hamasin [grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian]”, thuhet në pamflet.

