Izraeli liron drejtorin e spitalit Al-Shifa dhe dhjetëra të burgosur

schedule11:36 - 1 Korrik, 2024

schedule 11:36 - 1 Korrik, 2024

Dhjetra të burgosur palestinezë, përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa të qytetit të Gazës, i cili u arrestua në nëntor, janë liruar nga Izraeli dhe janë transferuar në qendrat mjekësore në Rripin e Gazës.

“Izraeli liroi dhjetëra të burgosur nga Rripi i Gazës, duke përfshirë drejtorin Mohammed Abu Salmiya, përmes një kalimi në lindje të Khan Younis,”, tha një burim mjekësor në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Ballah.

Pesë prej tyre u shtruan në këtë spital dhe të tjerët u transferuan në spitalet Khan Younis, sipas të njëjtit burim.

E pyetur nga AFP për lirimin e të burgosurve, ushtria izraelite konfirmoi informacionin.

Forcat izraelite arrestuan Mohammed Abu Salmiya në nëntor. Izraeli ka akauzuar Hamasin, i cili ka kontrolluar Gazën që nga viti 2007, për përdorimin e spitaleve për qëllime ushtarake, gjë që vetë grupi islamik e ka mohuar.

Në maj, grupet palestineze për të drejtat e të burgosurve thanë se dy palestinezë, duke përfshirë një mjek nga Al-Shifa, kishin vdekur në një burg izraelit për shkak të torturave.

/abcnews.al