Izraeli liron dhjetëra të burgosur palestinezë

schedule15:13 - 1 Korrik, 2024

schedule 15:13 - 1 Korrik, 2024

Të paktën 55 palestinezë të arrestuar në Gazë janë liruar nga Izraeli, duke përfshirë drejtorin e spitalit kryesor palestinez.

Në mesin e të liruarve është edhe drejtori i spitalit Mohammed Abu Selmia, i cili u mor peng nga izraelitët gjatë bastisjes së spitalit Shifa.

Selmia akuzoi autoritetet izraelite se po i nënshtrojnë të burgosurit palestinezë, “i poshtërojnë fizikisht e psikologjikisht”, pretendim ky që u mohua nga izraelitët.

Ndryshe, Izraeli akuzon Hamasin dhe grupet tjera militante për strehim në spitale dhe përdorimin e tyre për qëllime ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!