Izraeli letër në Këshillin e Sigurimit: Irani po armatos Hezbollahun, nuk do të presim për një zgjidhje diplomatike

schedule15:51 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:51 - 23 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së me letër se Irani po i transferon armë Hezbollahut libanez në kundërshtim me Rezolutën 1701 të OKB-së. Kjo

Kështu raportoi Channel 12 TV sipas të cilit në letrën Katz detajoi Këshillin mbi komponentët e saktë të transferuar dhe qëllimet që u shërbejnë.

Ai tregoi gjithashtu rrugën e armëve nga Irani në Irak, prej andej në Siri dhe më pas në Liban, duke dhënë edhe datat e çdo transferimi.

“Irani është koka e gjarprit. Ne nuk do të presim shumë për një zgjidhje diplomatike. Nëse informacioni dramatik që kemi zbuluar në Këshillin e Sigurimit nuk sjell ndonjë ndryshim, ne nuk do të hezitojmë të veprojmë.”, u shpreh ministri izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!