Izraeli kërcënon udhëheqësin suprem të Iranit: Do të ketë të njëjtin fund si Sadam Huseini

schedule13:10 - 17 Qershor, 2025

schedule 13:10 - 17 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, e ka paralajmëruar udhëheqësin suprem të Iranit se mund të ndajë të njëjtin fat me ish-diktatorin irakian, Saddam Hussein.

Katz tha se Khamenei duhet të “kujtojë se çfarë i ndodhi diktatorit në vendin fqinj të Iranit, i cili ndoqi këtë rrugë kundër Izraelit”, shkruan Sky News.

Husseini u kap nga forcat amerikane ndërsa fshihej në një gropë nën një shtëpi ferme pranë qytetit të tij të lindjes, Tikrit në Irak, në vitin 2003.

Ai u ekzekutua me varje pasi u dënua për krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Lartë e Irakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!