Izraeli ka hedhur poshtë çdo skenar armëpushimi që nuk do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që përfshin lirimin e pengjeve, tha të premten një zyrtar i lartë I sigurisë izraelite.
Deklarata erdhi pasi Hamasi tha se do të ishte gati për një marrëveshje, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve në këmbin të të burgosurve palestinezë, për sa kohë që Izraeli të ndalonte operacionet në Gaza.
“Nuk do të ketë armëpushim, apo ndonjë ndërprerje të luftimeve në Gaza, e cila nuk është pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve”, tha një zyrtar izraelit për Reuters.
“Çdo armëpushim do të ndodhte vetëm brenda kornizës së një marrëveshjeje”.
Ndërkohë, një anëtar i ekipit negociator të pengjeve të Izraelit tha se qëndrimi i Hamasit është “iluzion”.
“Nuk do të ndodhë. Izraeli po lufton në Gaza, do të vazhdojë të luftojë në Gaza me të gjitha forcat e tij dhe nëse duan një armëpushim për të mirën e popullit të Gazës, duhet të bëhet vetëm përmes negociatave për lirimin e pengjeve”, tha zyrtari.
/abcnews.al