Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant deklaroi se ushtria e tij duhet të jetë e gatshme për frontin verior kundër çfarëdo lëvizje të grupit libanez Hezbollah.
Gallant i bëri këto komente në një takim të mbyllur me zyrtarët e lartë të shtetit.
Theksoi se duhet të kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme në frontin verior, duke marrë parasysh se Hezbollahu ka “dhjetë herë fuqi më të madhe sesa Hamasi”.
Në takim, Gallant kërkoi nga zyrtarët shtetërorë të kryejnë dërgimin e pajisjeve ushtarake në frontin verior. Gjatë ditës, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr sipas deklaratave të dy palëve.