“Në një luftë gjithëpërfshirëse, Hezbollahu do të shkatërrohet dhe Libani do të goditet rëndë”, kështu ka thënë Ministri i Jashtëm, Israel Katz.
Në një reagim në platformën X, Katz ka komentuar videon e Hezbollahut ku shfaqen me imazhe nga një dron mbi Izraelin verior dhe portin e Haifës.
“Nasrallah shkruan ai,- sot mburret se ka fotografuar portet e Haifës, të menaxhuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare nga Kina dhe India, dhe kërcënon t’i dëmtojë ato. Jemi shumë afër vendosjes, nëse do të ndryshojmë rregullat e lojës kundër Hezbollahut dhe Libanit. Izraeli do të paguajë një çmim, por ne do të rivendosim sigurinë për banorët e veriut.”
/abcnews.al/