Izraeli hedh poshtë rezolutën e OKB-së për Palestinën

schedule12:46 - 15 Maj, 2024

schedule 12:46 - 15 Maj, 2024

“Askush nuk do ta pengojë Izraelin të ushtrojë të drejtën themelore për t’u mbrojtur, as Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe asnjë ent tjetër.

Ne do të qëndrojmë së bashku me kokën lart për të mbrojtur vendin tonë”.

Kështu ka dekluruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Vendimi i sotëm i qeverisë, i shpallur në ditën kur palestinezët shënojnë Nakba do të thotë se Izraeli nuk do të ndryshojë statusin e zonave të diskutueshme, dhe për më tepër, vendimi i OKB-së nuk do të përbëjë bazë për negociatat e ardhshme dhe nuk ka qëllim të promovojë një zgjidhje paqësore”, theksoi ai.

Sipas Netanyahut, Izraeli gjithmonë ka pohuar se krijimi i shtetit izraelit duhet t’i besohet  negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet palëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!