Miratimi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së i një rezolute që bën thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive e inkurajoi Hamasin të refuzonte propozimin e fundit të armëpushimit”.
Kështu u shpreh ministri i jashtëm i Izraelit, Israel Katz, shkruan The Guardian.
Hamasi lëshoi një deklaratë duke refuzuar ofertën e fundit të marrëveshjes, duke thënë se Izraeli nuk po i përgjigjej kërkesave të tij thelbësore për një “armëpushim gjithëpërfshirës, një tërheqje nga Rripi, kthimin e njerëzve të zhvendosur dhe një shkëmbim të vërtetë të të burgosurve”.
Sipas Katz, rezoluta e OKB-së i tregoi Hamasit se presioni ndërkombëtar po mbyllej mbi Izraelin dhe se duhet vetëm të presë që lufta të përfundojë përmes këtij presioni në vend që të pranojë të bëjë ndonjë lëshim.
“Mesazhi i dërguar Hamasit dje është se nuk duhet të nxitoni,” tha Katz./abcnews.al