Pengjet e liruar nga Hamasi në ditët e mëparshme ishin nën ndikimin e qetësuesve, sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, profesor Ronit Endevelt.
Ai tha se para se t’i dorëzoheshin Kryqit të Kuq nga anëtarët e Hamasit, pengjeve iu dhanë qetësues që synonin t’i bënin pengjet të dukeshin të qetë, të lumtur dhe optimistë pas abuzimit fizik, privimit dhe terrorit psikologjik që kishin duruar për më shumë se 50 ditë në robëri në Gazë.
Konkretisht, bëhet fjalë për ilaçin Clonazepam, i njohur si Clonex në Izrael dhe që shitet me emrat tregtarë Klonopin dhe Rivotril në vende të tjera, sipas Times of Israel. Ilaçi përdoret për të parandaluar dhe trajtuar ata me çrregullime ankthi, konvulsione, mani bipolare, agjitacion të lidhur me psikozën dhe çrregullim obsesiv-kompulsiv.
Zëdhënësja e ministrisë nuk tha nëse substanca e drogës është konfirmuar nga analizat e gjakut të bëra te pengjet e liruar në spitalet izraelite, apo nga dëshmitë e pengjeve të liruar, apo nëse vjen nga të dyja./abcnews.al