Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare, për të mundësuar lirimin e pengjeve.
Kështu është shprehur presidenti izraelit, Isaac Herzog, shkruan Sky News.
Në një konferencë, Herzog u tha ambasadorëve: “Është vërtet e rëndësishme për ne të ritheksojmë, ne nuk po luftojmë popullin e Gazës. Ata nuk janë armiqtë tanë. Ne po luftojmë Hamasin, ata janë armiku. Dhe në këtë drejtim, ne po ndërmarrim të gjitha hapat e mundshëm humanitar sipas të drejtës humanitare ndërkombëtare.”/abcnews.al