Izraeli është i pari në botë që miraton shitjen e mishit të viçit të rritur në laborator

schedule12:18 - 18 Janar, 2024

schedule 12:18 - 18 Janar, 2024

Izraeli është bërë vendi i parë që ka miratuar shitjen e mishit të viçit të rritur në laborator, raportojnë mediat botërore.

Aprovimi i shërbimeve kompetente i është dhënë kompanisë izraelite të teknologjisë ushqimore Aleph Farms Ltd”, njoftoi Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Disa vende, veçanërisht Singapori, lëshuan më parë licenca për shitjen e mishit të rritur në laborator, por vetëm për produkte të bazuara në lëndët e para biologjike të marra nga shpendët.

Si pjesë e një programi pilot për të studiuar proteinat alternative të ngrënshme të kryer nga Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut Ushqimor, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka miratuar për herë të parë në botë një produkt ‘ushqimi të ri’ që përfshin qelizat e kultivuara të gjedhit, të njohura gjithashtu si mish artificial (i kultivuar). Pas kalimit të të gjitha kontrolleve, është lëshuar një licencë për shitjen e këtij produkti për publikun e gjerë në Izrael“, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite.

Shtohet se po punohet për promovimin e burimeve alternative të ushqimit, duke pasur parasysh kërkesën në rritje globale për proteina dhe rëndësinë e prodhimit të ushqimeve jo të gjalla.

Në kompaninë izraelite Aleph Farms Ltd. u zhvillua dhe u zbatua teknologjia që mundëson kultivimin laboratorik të indit të mishit nga qelizat e gjedhit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!