Hassan Atrash përgjegjësi për tregtimin, prodhimin dhe kontrabandën e armëve për Hamasin, është vrarë.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet izraelite. Mediat e huaja shkruajnë se Atrash u vra nga një sulm ajror teksa ishte duke lëvizur me automjet në Rripin e Gazës. Bashkë më të u vranë edhe dy persona të tjera.
Atrash ishte i përfshirë në kontrabandimin e armëve edhe në vende të ndryshme dhe kishte rol kryesor në furnizimin me armë në Bregun Perëndimor.
/abcnews.al/