Izraeli: Duhet të veprojmë në Rafah, Hamasi refuzon marrëveshjen për pengjet

schedule12:29 - 6 Maj, 2024

schedule 12:29 - 6 Maj, 2024

Ministri i mbrojtjes i Izraelit thotë se veprimi i ushtrisë izraelite është i nevojshëm për Rafah për shkak të refuzimit të propozimeve të ndërmjetësuara nga Hamas për një armëpushim në Gaza.

Në një deklaratë, Yoav Gallant deklaroi se këtë mesazh ia transmetoi sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një bisede telefonike, shkruan Sky News.

Hamasi ka bërë thirrje për tërheqjen e të gjitha trupave nga Gaza dhe përfundimin e luftës – por Benjamin Netanyahu e ka përshkruar pozicionin e grupit militant si “ekstrem” dhe tha se pranimi i propozimeve të tilla “do ta linte Hamasin të paprekur”.

“Dorëzimi ndaj kërkesave të Hamasit do të ishte një humbje e tmerrshme për shtetin e Izraelit”, tha ai në një deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!