Iraeli po rihapet për turistët duke lejuar që personat e vaksinuar kundër COVID-19 të hyjnë në këtë shtet që nga 9 janari.
Kështu ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Izraelit të hënën (3 janar).
Ky lehtësim i masave kufizuese vlen për turistët që udhëtojnë nga vendet që nuk janë të kategorizuara “me rrezik të lartë”.
Izrali i kishte ndaluar vizitat e turistëve të huaj për shkak të rrezikut nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që konsiderohet të jetë më i transmetueshëm.
Vendimi i të hënës erdhi pasi ekspertët vendosën që rregullativa nuk kishte më kuptim pasi varianti Omicron vetëm se është duke u shpërndarë me shpejtësi brenda vendit.
Lehtësimi i masave erdhi pasi kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u takua me disa ministra të qeverisë së tij.
Turistët që arrijnë në Izrael duhet të qëndrojnë 24 orë të karantinuar ose derisa të rezultojnë negativ në një test PCR për COVID-19.
Sipas rregullave të Izraelit, vetëm ata që i kanë marrë dozat e vaksinës brenda gjashtë muajve të kaluar ose ata që kanë pranuar doza përforcuese konsiderohen të vaksinuar.
Vendimi vlen edhe për ata që janë shëruar nga COVID-19./REL