Izraeli ka miratuar ndërtimin e 6,000 shtëpive të reja për kolonët hebrenj dhe 700 shtëpive për palestinezët në Bregun Perëndimor.
Vendimi për shtëpi të reja vetëm rrit më shumë prezencën e Izraelit në këtë pjesë.
Në tërë këtë njoftim, i habitshëm është konsideruar vendimi për të ndërtuar shtëpi për palestinezët.
Vendbanimet e izraelitëve në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, ndonëse Izraeli nuk pajtohet me këtë gjë.
Ende nuk është bërë e qartë nëse shtëpitë palestineze do të ndërtohen nga fillimi apo vetëm do të miratohen leje për 700 shtëpi ekzistuese në pjesën e njohur si “Zona C”.
Në këtë pjesë fshatrat palestineze janë shumë afër vendbanimeve izraelite dhe autoritetet e Izraelit kontrollojnë plotësisht territorin.
Udhëheqësia palestineze ka hedhur poshtë këto njoftime, duke thënë se kundërshton çdo ndërtim apo kontrollim të palestinezëve në Bregun Perëndimor. /REL