Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza.
Vendimi u miratua nga kabineti izraelit të premten, shkruan Sky News.
Është kalimi i dytë që hapet për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, pas kalimit Rafah që lidh Gazën jugore dhe Egjiptin.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i cili sapo ka përfunduar një vizitë në Izrael, e përshkroi këtë veprim si “një hap të rëndësishëm”.