Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli dhe Siria bisedime rreth sigurisë dhe kontrollit të kufijve

schedule17:14 - 30 Qershor, 2025

schedule 17:14 - 30 Qershor, 2025

Izraeli dhe Siria janë përfshirë në bisedime të drejtpërdrejta që përqendrohen në marrëveshje të kufizuara sigurie dhe në tërheqjen e mundshme të forcave izraelite nga territoret e pushtuara në jug të Sirisë, pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024, thanë burime siriane.

Sipas burimeve pranë udhëheqjes aktuale siriane, presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa nuk është i gatshëm të nënshkruajë për momentin ndonjë marrëveshje më të gjerë paqeje me Izraelin.

”Al-Sharaa po kërkon një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga zonat e pushtuara pas rrëzimit të Assadit dhe kundërshton fuqishëm çdo zgjerim të zonës tampon në jug të Sirisë”, thanë burimet.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!