Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr për të tretën ditë radhazi

schedule18:04 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 18:04 - 3 Dhjetor, 2023

Forcat izraelite dhe militantët e Hezbollahut kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit Izrael-Liban për të tretën ditë me radhë.

Ushtria izraelite tha se disa nga ushtarët e saj u plagosën lehtë kur një raketë antitank e gjuajtur nga Libani goditi një automjet në zonën Beit Hillel të Izraelit verior.

Trupat qëlluan me artileri në kthim, thuhet në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani tha se kishte shënjestruar një numër pozicionesh izraelite me ato që i quajti “armë të përshtatshme”./abcnews.al