30 persona humbën jetën si pasojë e bombardimeve izraelite ndaj një shkolle në Rripin e Gazës, ndërsa 12 fëmijë dhe të rinj nga mosha dhjetë deri në njëzet vjeç, humbën jetën si pasojë e sulmeve nga raketat e Hezbollah.
Gjatë natës Izraeli nisi bombardimet duke synuar pozicionet e Hezbollahut në Liban si hakmarrje.
Bombardimet goditën objektiva “brenda territorit libanez dhe në Libanin jugor, duke përfshirë “depo armësh dhe infrastrukturë terroriste në zonat e Shabriha, Burj el Smalli, Bekaa, Kfarkela, Rab el Talatin, Hiam dhe Tir Harfa”. sipas njoftimit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se lëvizja islamike libaneze do të paguajë “shumë” për sulmin që goditi fshatin arab Majdal Shams.
Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke rikonfirmuar “mbështetjen e palëkundur” të SHBA për Izraelin dhe duke shtuar se “mbështet përpjekjet për t’i dhënë fund këtyre sulmeve të tmerrshme”.
Që një ditë pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, Hezbollahu, një aleat i lëvizjes islamike palestineze, ka hapur një front në veri.
Lëshimi i raketës erdhi menjëherë pasi u njoftua se katër luftëtarë të lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani ishin vrarë në një bombardim izraelit në Libanin jugor.
Ky ishte hera e tetë që godasin një shkollë që nga 6 korriku. Sipas mbrojtjes civile në Gaza, shkolla në fjalë strehonte rreth 4000 persona të zhvendosur. Forcat e armatosura izraelite, nga ana e tyre, njoftuan se kishin “eliminuar forca të armatosura terroriste” në sektorë të ndryshëm të enklavës.
Situata shëndetësore dhe humanitare në Rripin e Gazës është katastrofike për 2.4 milionë banorët e saj./abcnews.al