Forcat izraelite kanë shtuar sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 30 persona, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.
Izraelitët goditën një varg shtëpish në kampin e refugjatëve Al-Bureij, duke vrarë të paktën 15 persona dhe katër të tjerë në kampin Al-Nuseirat.
Nuserait dhe Bureij janë dy nga tetë kampet historike të refugjatëve me popullsi të dendur në Rripin e Gazës dhe Izraeli i konsideron ato bastione të militantëve të armatosur.
Gjithashtu edhe 15 palestinezë të tjerë u vranë dhe 30 u plagosën në një bombardim izraelit të dy shkollave në lindje të qytetit të Gazës, thanë shërbimet e urgjencës.