Ushtria izraelite sulmoi objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës pak para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit, sipas një njoftimi të forcave të armatosura izraelite.
Ushtarët shkatërruan një tunel në mëngjes nga i cili një luftëtar i Hamasit doli dhe hapi zjarr ndaj tyre, njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) përmes platformës Telegram.
?? HUGE ISRAELI AIR STRIKES IN GAZA pic.twitter.com/rc7iEzTnnI
— The Saviour (@stairwayto3dom) November 22, 2023
Ushtarët izraelitë gjetën gjithashtu luftëtarë dhe armë në një ndërtesë të përdorur nga grupi islamik palestinez.
“Terroristët u vranë dhe ndërtesa u shkatërrua, shtoi ushtria.
Në orët e para të mëngjesit, qeveria izraelite miratoi një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim katërditor dhe lirimin e dhjetëra pengjeve në këmbim të lirimit të palestinezëve në burgjet izraelite.
Fillimi i armëpushimit do të shpallet brenda 24 orëve, sipas Katarit, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen.
/abcnews.al