Izraeli bllokoi Ukrainën nga blerja e programeve të spiunazhit, nga frika e zemërimit të Rusisë

schedule22:43 - 23 Mars, 2022

schedule 22:43 - 23 Mars, 2022

Izraeli bllokoi Ukrainën nga blerja e programit spiun Pegasus të NSO Group nga frika se zyrtarët rusë do të zemëroheshin nga shitja e mjetit të sofistikuar të hakerimit te një armik rajonal, shkruan The Guardian.

Zbulimi, pas një hetimi të përbashkët nga Guardian dhe Washington Post, ofron një pasqyrë të re në mënyrën se si marrëdhënia e Izraelit me Rusinë ka minuar aftësitë sulmuese të Ukrainës, shkruan abcnews.al.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka qenë kritik ndaj qëndrimit të Izraelit që kur Rusia nisi pushtimin e plotë dhe të përgjakshëm të Ukrainës më 24 shkurt, duke thënë në një fjalim të fundit para anëtarëve të Knesset-it të Izraelit se Izraelit do t’i duhet “të jepte përgjigje” se pse kishte bërë.

Njerëzit me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje thonë se që prej vitit vitin 2019, zyrtarët ukrainas lobuan në Izrael që bindnin autoritetet atje të licencsonin mjetin përgjues Spyware për përdorim nga Ukraina./abcnews.al/