Izraeli bëhet gati për sulm total, vendos ushtrinë te Rripi i Gazës

schedule18:00 - 13 Maj, 2021

schedule 18:00 - 13 Maj, 2021

Konflikti me Palestinën po përshkallëzon nga momenti në moment dhe Izraeli është gati për ndërhyrje tokësore pasi ka vendosur tanke dhe forca të shumta përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, ku shkëmbimi i zjarrit vazhdon. Tanket dhe automjetet e blinduara u grumbulluan përgjatë murit të sigurisë, raportuan reporterët e AFP.

Ne jemi gati dhe po vazhdojmë të përgatitemi për skenarë të ndryshëm“, tha Jonathan Conricus, një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite, duke shtuar se një ndërhyrje tokësore në Gaza ishte “një nga skenarët“.

Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes Benny Ganz urdhëroi vendosjen e përforcimeve. Pavarësisht thirrjeve nga bashkësia ndërkombëtare për de-përshkallëzim dhe përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, qindra raketa u lëshuan përsëri sot nga Rripi i Gazës, ndërsa kundërpërgjigja izraelite vazhdoi.

Do të duhet kohë por ne do të rivendosim qetësinë në Izrael” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili vizitoi sot një sistem mbrojtje raketash. Rinisja e konfliktit ka lënë të vdekur dhe të plagosur mes tyre fëmijë./ Abcnews.al