Izraeli asnjë ndjekje penale për vrasjen e 20 gazetarëve

schedule22:51 - 9 Maj, 2023

schedule 22:51 - 9 Maj, 2023

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me seli në SHBA deklaroi se Izraeli nuk ka hapur hetim kundër askujt për vrasjen e 20 gazetarëve, përfshirë edhe gazetaren palestineze me shtetësi amerikane, Shireen Abu Akleh.

Në raportin e përgatitur nga CPJ në vitin e parë të vrasjes së Abu Akleh, u vlerësuan proceset ligjore në lidhje me gazetarët që u vranë në Izrael që nga viti 2001, shumica prej të cilëve u vranë gjatë kryerjes së detyrës.

“Askush nuk është hetuar për vrasjen e 20 gazetarëve që nga viti 2001. Proceset ligjore, pa marrë parasysh provat dhe pretendimet e dëshmitarëve, u kryen në mënyrë të tillë për të liruar forcat e zbatimit të ligjit përgjegjës për ngjarjet. Autoritetet izraelite shmangin përgjegjësinë duke zgjatur proceset ligjore për vrasjen e gazetarëve dhe pengojnë palestinezët të kërkojnë drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Duke kujtuar se avionët luftarakë izraelitë goditën një ndërtesë në Gaza në vitin 2021, ku ndodheshin zyrat e agjencisë së lajmeve me bazë në SHBA, Associated Press (AP), si dhe kanalit televiziv me bazë në Katar, Al Jazeera, raporti dënoi shkatërrimin e infrastrukturës mediatike nga Izraeli.

– Vrasja e gazetarëve nga Izraeli

Duke thënë se 13 nga 20 gazetarët në fjalë diheshin qartë se janë punonjës së mediave në kohën kur u vranë, më raport bëhet thirrje për nisjen e hetimit për vrasjen e gazetarëve palestinezë Yasir Murteja dhe Ahmed Abu Hussein, të cilët u vranë nga të shtënat e ushtarëve izraelitë ndërsa ndiqnin “Marshimin e Madh të Kthimit” të mbajtur në kufirin e Rripit të Gazës, në vitin 2018.

Raporti i kërkoi gjithashtu Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA (FBI) të ndajë informacione në lidhje me ecurinë e hetimit për vdekjen e gazetares Abu Akleh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!