Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Izraeli, armike e kompromisit mes SHBA dhe Iranit”, Minxhozi: Pse një shtet me 10 milionë banorë, merr peng globin?

schedule20:19 - 8 Prill, 2026

schedule 20:19 - 8 Prill, 2026

Analisti Skënder Minxhozi komentoi për Real Story situatën në Lindjen e Mesme, me armëpushimin 2 javor të vendosur pas kërcënimeve të Trump.

Minxhozi tha se Izraeli nuk ishte pjesë e këtij kompromisi, dhe se është armike e tij. Minxhozi shtroi pyetjen se përse një vend si Izraeli me 10 milionë banorë, merr peng globin me 10 miliardë njerëz duke i afektuar ekonomikisht dhe jo vetëm.

“Kjo është një marrëveshje nën ultimatumin e Trump, ku sipas tij do zhdukej një civilizim 3000-vjeçar. Irani sipas 10 pikave dilte mëse i fituar, lajmi më i sigurt ishte se Hormuzi u rihap përkohësisht, por filtroi një lajm shumë i rëndësishëm që Izraeli nuk ishte pjesë e kompromisit.



Kjo do të thotë që Izraeli është armik i kompromisit. Izraeli ka 10 milionë banorë, e quan Iranin armik, bota ka 8 miliardë banorë dhe të gjithë kanë interesa jetike në flluskat e vogla ku jetojnë. Pse 10 milionë veta marrin peng 10 miliardë të tjerë ku Irani nuk është lufta e tyre. Europa dhe bota thonë që Irani nuk është lufta jonë dhe SHBA u la vetëm me Izraelin. Këtë Netanyahu nuk ka asnjë merak ta shpjegojë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!