Izraeli akuzon Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë

schedule18:23 - 5 Prill, 2022

schedule 18:23 - 5 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, ka dënuar “fuqishëm” “krimet e luftës” të Rusisë në Ukrainë në një deklaratë, përmes të cilës kritikon  Rusisë për sulmet që po i bën Ukrainës që prej 24 shkurtit.

Në një deklaratë, Lapid tha:

“Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse po kryejnë  krime lufte kundër popullsisë civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte. Më herët sot, kryeministri izraelit, Naftali Bennett, dënoi vrasjen e civilëve të dokumentuar në Bucha, por nuk i akuzoi forcat ruse për përgjegjësi”, tha ministri izraelit, shkruan The Guardian.

Ndërkohe kryeministri izraelit, Bennett tha gjatë një konference për shtyp se është shokuar nga pamjet mizore që vijnë nga Bucha.

“Jemi të shokuar nga pamjet e tmerrshme në Bucha, janë skena të tmerrshme, ne  i dënojmë ato. Vuajtja e qytetarëve ukrainas është e madhe dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar.”

Wall Street Journal shkruan se kjo  është hera e parë që Izraeli akuzon qartë Rusinë për krime lufte në Ukrainë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!